Kronikë

Hetimet, pse ndodhi aksidenti tragjik në Kavajë


               Publikuar në : 15:36 - 16/05/19 |
el ida

Policia e Kavajës ka dërguar në prokurori dosjen hetimore për aksidentin tragjik në hyrje të qytetit, nga ku mbetën tre të vdekur.

Nga provat paraprake që policia ka referuar, të dy palët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, edhe pse për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit tragjik do të duhen afro 2 muaj.

Bazuar nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së objektit ku ndodhi aksidenti, policia ka vënë re se makina ishte me shpejtësi mbi 100 km në orë në një zonë të banuar, ku kufiri maximal i lejuar është 40 km në orë, ndërsa viktima me dy vajzat e saj kanë tentuar të kalojnë rrugën në një pikë të ndaluar për këmbësorë.

46-vjeçarja Lumturie Demrozi ka tentuar e para për të kaluar rrugën, ndërsa vajzat e saj janë nisur disa sekonda pas nënës së tyre. Sapo kalon korsinë e parë ajo përplaset  fatalisht nga mjeti që drejtonte 24-vjeçari Vilson Cara. Trupi i gruas është hedhur disa metra në ajër duke u përplasur fort në tokë ku dhe mbeti e vdekur në vend, ndërsa makina e dy të rinjve, Gentian Belba dhe Vilson Cara pasi goditi 46 vjeçaren humbi kontrollin dhe u përplas me tabelën e karburantit buzë rrugës. Goditja rezultoi fatale për pasagjerin, Gentian Belba, i cili humbi jetën në vend por edhe për 24-vjeçarin Vilson Cara, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ditë kur dhe do të festonte ditëlindjen e tij./Opinion.al

 

Pas