Politikë

Gjuzi-Ballës: Kemi luajtur futboll, Fino kërkon të vendos baste me Rucin


               Publikuar në : 15:49 - 16/05/19 |
geliano fataj

Parlamenti gjithnjë e më shumë po i ngjan një estrade, me deputetët e opozitës së re. Kërcënimit të Taulant Ballës se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në 30 qershor, i është përgjigjur Kujtim Gjuzi.
” Zoti Balla nuk është mirë të trysnojmë opozitën, që ka dalë te bregu i Lanës. Më me kujdes herën tjetër. Zoti Balla nuk dua të them se njihemi bashkë prej kohësh kur kemi luajtur futboll bashkë.

Pavarësisht se Fino kërkon të vendosë baste me Rucin, por Ruci i fiton se është nga Tepelena”, theksoi ai.

E pas debatit politik, deputeti i ri i opozitës duket se e kishte hallin për rrugën Shijak-Durrës.

“Zoti Balla do të kërkoja që të realizojmë zgjedhjet, të krijojmë një hapësirë për opozitën që ka dalë atje, ti dalim borxhit, se dikush mund të jetë dehur se pi raki nga mëngjesi në mëngjesi dhe nuk ke çfarë ti kërkosh. Pastaj do të flasim për rrugën Shijak-Durrës skandaloze të thyhet edhe Land Rover, me vjen keq se nuk kemi ku ti gjejmë paratë se 10 mijë lekë mbajmë në xhep” tha Gjuzi./ Opinion.al

Pas