Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hashim Thaçi “shpërthen” në akuza të forta ndaj Berishës

2019/05/24 at 3:45 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hashim Thaçi “shpërthen” në akuza të forta ndaj Berishës

Deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha në Opinion ndaj Hashim Thaçit kanë bërë që ky i fundit të ketë një reagim të ashpër dhe me akuza të forta. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, presidenti i Kosovës thotë se Berisha punoi tërë jetën duke përçarë kombin dhe vendin.


“Tiparet e malësorit i humbi duke i shërbyer bllokut në vitet e diktaturës. Ai gjithmonë thirret në emër të veriut të Shqipërisë, edhe pse tri dekada, me politikën e tij, veriun e la në gjendje të mjerueshme dhe në izolim. Veriun e shfrytëzoi vetëm për të nxitur konfliktin veri-jug (kujto vitin 1997). Për shkak të krimeve të tij, ai tash e tri dekada nuk ka guxim si qytetar i lirë ta vizitojë tokën ku ai lindi, trevën në të cilën u rrit, sepse me veprimet e veta mbolli përçarje dhe vëllavrasje”, shkruan mes të tjerash Thaçi, ndërsa emrin e ish-kryeministrit Berisha e shkruan me iniciale (S.R.B – Sali Ram Berisha)

LEXO EDHE- Berisha hap dosjet: Pse Thaçi është argati i Serbisë, ju tregoj arrestimin

Statusi i plotë i Hashim Thaçit

Të gjithë ne, politikanët shqiptarë, kemi kontributet dhe gabimet tona, për të cilat marrim vlerësim, por edhe mbajmë përgjegjësi përpara qytetarëve tanë. Historia dhe gjeneratat e ardhshme, do ta trajtojnë me kujdes trashëgiminë që ne do të lëmë pas. Askush nga ne nuk ka qenë, nuk është dhe nuk besoj se do të jetë i shenjtë.

Me keqardhje dhe pa asnjë vullnet, jam i detyruar që të merrem për ta thënë të vërtetën e hidhur për një ish politikan të tillë. Nuk më sjell asnjë kënaqësi që të merrem me një relikt të shëmtuar, duke qenë i vetëdijshëm se ky intrigant bën përpjekje dëshpëruese të ushqejë hijen e tij, duke hedhur baltë mbi çdo gjë që konsiderohet si vlerë e traditës dhe kulturës sonë kombëtare.

Nuk kam asnjë dyshim se një ndër krimet më të mëdha në rrugëtimin e S.R.B, përveç përpjekjes për puç institucional, shkatërrimin e shtetit dhe demokracisë në Shqipëri, është edhe fakti se ai i shkatërroi edhe kodet e sjelljes dhe komunikimit të Odës Shqiptare.

Pse unë po e përmend Odën?

Për arsye se ai ka dëshirë të thirret në burrëri si dhe në tiparet e malësorit, gjë të cilën nuk e ka asnjërën.

Ai punoi tërë jetën duke përçarë kombin dhe vendin.

Tiparet e malësorit i humbi duke i shërbyer bllokut në vitet e diktaturës.

Ai gjithmonë thirret në emër të veriut të Shqipërisë, edhe pse tri dekada, me politikën e tij, veriun e la në gjendje të mjerueshme dhe në izolim.

Veriun e shfrytëzoi vetëm për të nxitur konfliktin veri-jug (kujto vitin 1997).

Për shkak të krimeve të tij, ai tash e tri dekada nuk ka guxim si qytetar i lirë ta vizitojë tokën ku ai lindi, trevën në të cilën u rrit, sepse me veprimet e veta mbolli përçarje dhe vëllavrasje.

S.R.B u shndërrua në zhurmues, përçarës dhe është i pabesi numër një i kombit tash e tri dekada.

As Odat Shqiptare, e lëre më parlamentet tona, nuk i toleruan sharjet, shpifjet, ulërimat dhe kacafytjet mes burrave.

Kurrë Oda Shqiptare nuk do të mbante në sofër burra që nuk kanë frena në gjuhë dhe ekuilibër në mendje.

Kjo traditë e jona, për një kohë të gjatë ishte një kod i pashkruar edhe brenda institucioneve shtetërore andej dhe këndej kufirit. Thelbi i këtij kodi të mirësjelljes ishte respekti minimal për njëri-tjetrin, për fjalën publike, e mbi të gjitha, respekti për qytetarët tanë.

Fatkeqësisht, sot nuk kemi respektim të normave të tilla. Dikush punoi shumë fort për ta shkatërruar këtë standard.

S.R.B është ai që solli këtë fatkeqësi të madhe në sofrën tonë dhe infektoi shumë politikanë me fjalorin e tij vulgar, duke u bërë modeli më i keq.

Atë që nuk e kam kuptuar dikur, por që më neverit edhe sot, është fakti se S.R.B është tjetër njeri kur të rri përballë në bisedë, pa të shikuar kurrë në sy, dhe një tjetër njeri kur i drejtohet publikut.

Fjalorin e tij të ulët publik, ai e quan politikë, ndërsa politikën një lojë ku duhet të fitosh me çdo çmim, duke thënë gjëra që s’i beson as vetë.

S.R B nuk i beson as një sekondë akuzave që i bën në drejtimin tim, madje ai vetë e di shumë mirë se ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por, për S.R.B kjo është politika!

Një lojë e pistë pa rregulla dhe as kod etik.

Një turp i vërtetë, në fakt!

I jam trembur gjithnjë gjuhës së kontaminuar të S.R.B, sepse kurë nuk kam dashur që ajo të përhapet si epidemi edhe në Kosovë.

Për fat të keq, kjo epidemi preku edhe parlamentin, disa parti, media, të paguara me pare të pista nga burime të zeza, që rrjedhin nga Tirana e derdhen në Prishtinë.

E kam thënë dhe do ta them gjithnjë, se kam dhimbje kur e shoh si ka përfunduar në një gërmadhë morale dhe politike.

S.R.B sot nuk paraqet asgjë tjetër, vetëm një fosil.

Ai nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte kurrë miku im, sepse në mes të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, respektivisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Millosheviqit, ai zgjodhi rrugën e pasurimit personal, familjar dhe klanit të tij të ngushtë.

Ai zgjodhi t’i bënte argat S. Millosheviqit me derivate e armë. Depot e derivateve që i mbushi Salihu në Beograd, ishin caqe të NATO-s në vitin 1999. Ai armatim u përdor për gjenocid në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Nga viti 1992 deri më 1997 S.R.B, si President i Shqipërisë kudo që fliste për Kosovën, kërkonte “autonomi” për Kosovën, sepse, sipas tij, pavarësia ishte shumë dhe mund të sillte luftë.

Nuk e di nëse kjo zgjedhje e tij është bërë me dëshirë apo me dhunë. Këtë gjë duhet ta tregojë vetë S.R.B. Do të ishte vërtet e guximshme që ai të tregojë arsyet e vërteta që e bënë atë të jetë në shërbim të Millosheviqit. Por, unë nuk pres nga një qyqar-batakçi të tregojë ndershmëri dhe guxim, as tani kur ai po kalon në grahmat e tij të fundit.

Kjo është ndër arsyet kryesore që e bëri S.R.B të refuzuar që nga viti 1996 nga gjithë skena politike shqiptare.

Kosova nuk ia ka fajin për krimet piramidale të fajdeve.

Nuk ia ka fajin për trazirat civile më 1997.

As për tentim grusht shtetin e shtatorit të vitit 1998.

As për vrasjet në Gërdec.

As për vrasjet e demonstruesve paqësorë më 21 janar.

Kjo është trashëgimi e juaja S.R.B, si i amnistuar nga drejtësia shqiptare.

Megjithatë, ndiej keqardhje për të sa herë e hap gojën.

Dua ta kuptojnë të gjithë shqiptarët se unë kur flasë për S.R.B, nuk e bëj aspak për të pastruar ndonjë hesap personal.

Këtë e bëjë vetëm si shërbim të interesit publik, që njerëzit të mos shurdhohen nga kambanat e këtij ndjellësi të fatkeqësive dhe që të gjithë së bashku të reflektojmë për këtë fatkeqësi kombëtare, që shfaqet në formën e shpifjeve, sharjeve dhe sulmeve të ulëta mes shqiptarëve. / Opinion.al

Etiketa: Hashim Thaci


Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
Kush është prokurori shqiptar dhe gruaja e tij që kanë abuzuar me vizën amerikane?

Protesta e opozitës, reagon Ambasada Amerikane

“Spice Girls” nisin turin, Victoria Beckham ka diçka për të thënë

"Spice Girls" nisin turin, Victoria Beckham ka diçka për të thënë

Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës

Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}