Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hashim Thaçi nuk jep dorëheqjen, tregon kushtin e vetëm

2020/06/29 at 8:21 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hashim Thaçi nuk jep dorëheqjen, tregon kushtin e vetëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se do të japë dorëheqjen vetëm nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij.

“Nëse aktakuza konfirmohet unë do të jap menjëherë dorëheqjen dhe do të përballem me akuzat“, tha Thaçi gjatë adresimit të tij për publikun lidhur me aktakuzën e publikuar nga Dhoma Speciale e prokurorit në Hagë.

Gjatë fjalës së tij Thaçi tha se nuk ka bërë asnjëherë krim lufte dhe se i vetmi ligj që ka shkelur është ai i Sllobodan Millosheviçit. Ai theksoi edhe njëherë se qëndrimi i tij për mbështetjen e iniciativave për ngritjen e gjykatave për luftën në Kosovë.

“Të dashur qytetarë, gabime politike në sa që mund te kem bërë por krime luftë asnjëherë. Edhe po të kthehesha pas në kohën e Millosheviçit do të veproja njësoj duke iu përgjigjur me plumb plumbit armik. Mbi 2 dekada i kam mbështet iniciativat për ngritjen e gjykatave. Ky qëndrim mbetet i njëjtë.

Ky nuk është mesazh lamtumire e as bërje bilanci. Nuk ka patur dhe nuk ka asnjë provë se Hashim Thaçi ka shkelur ligjin, i vetmi ligji është ai i Sllobodan Millosheviçit. Fati im në rrethana historike ma përcaktoi dijen e jetës.”

Presidenti i Kosovës nënvizoi se do të ishte i lumtur nëse drejtësia ndërkombëtare do të funksiononte me të njejtat standarde si për Kosovën dhe Serbinë por sipas tij kjo nuk ndodh.

“Un do të isha më i lumtur nëse do të shihja që drejtësia ndërkombëtare do të funksiononte me të njëjtat standarde mes Kosovës dhe Serbisë por fatkeqësisht nuk ndodh. Serbia po ecën drejt BE por Kosova ende nuk ecën dot e lirë në Europë pa viza. Padyshim edhe ne kemi gabimet dhe përgjegjësi, unë i pari dhe krejt udhëheqësit e partive politike meqë nuk ruajtëm kohezionin politik por asnjë gabim nuk justifikon që Kosova prej 20 e ca vjet përballet me akuza krimesh lufte ndërsa në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës dhe heshtja është bërë edhe ndërkombtarisht. A mos vallë duhet të presim të vijë dita kur ti kërkojmë faj Serbisë për gjenocidin e kryer kundër nesh?”

Lidhur me aktakuzën ai tha se publikimi i saj pa u miratuar nga një gjyqtar është skandal por se kjo nuk e intimidon atë.

“Nuk e di ishte intrigë apo rastësi që doli njoftimi për një aktakuzë. Rrugën ma preku por jo besim dhe vlerat që përfaqëson shtëpia e bardhë e SHBA. Lajmi i një aktakuze të miratuar nga gjyqtari është skandal i madh. Asnjë bombë mediatike nuk e intimidon të parin e shtetit të Kosovës Nëse aktakuza konfirmohet unë do të jap menjëherë dorëheqjen dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam”, deklaroi presidenti Thaçi. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Klima e biznesit shënon rënie rekord sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë

Klima e biznesit shënon rënie rekord sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë

Konsumi po zhvendoset nga rakia tek birra, sinjalizohet rritja e akcizës

Konsumi po zhvendoset nga rakia tek birra, sinjalizohet rritja e akcizës

Reforma Zgjedhore, ja risitë që propozon PD për financimin e partive

"Taksa të ulëta, shtet duarshkurtër" Plani i PD për rritjen e punësimit

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com