Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Berisha: Ndëshkohen banorët e 10 qyteteve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 13/06/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, reagoi për hartën e re gjyqësore dhe tha se mbyllja e 18 gjykatave në shkallë vendi i mohon qytetarëve të kenë akses në sistemin e Drejtësisë. Ai theksoi se kjo është një praktikë 100% e dështuar pasi u eksperimentua në 1999.

“Me krijimin e një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Kështu, me hartën e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi i qytetarëve në sistemin e Drejtësisë; mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje; mbyllen 5 gjykata të Apelit dhe mbetet vetëm Apeli i Tiranës. Praktikë kjo 100% e dështuar pasi u eksperimentua në 1999”, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha tha se me hartën e re gjyqësore ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër.

“Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut që dënohet me Kushtetutë. Mbyllja e shumë gjykatave cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit”-tha Berisha./Opinion.al

Pas