Kronikë

Tentoi të ekzekutonte Erion Hasanbelliun në Belgjikë, kush është Kasandër Noga



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 13/06/22 |
Opi Nion

Shqiptari Erion Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba në trup, të shtunën në mbrëmje dhe autori i plagosjes së tij dyshohet të jetë armiku i përbetuar, shqiptari Kasandër Noga, 44 vjeç.

Mediat belge raportuan se Hasanbelliu po ecet e buzë një rruge, ku dy persona iu afruan dhe e qëlluan. 43-vjeçari ka marrë 6 plumba në shpinë dhe këmbë.

Ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën edhe pse iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kasandër Noga nga Patosi, në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut pas një konflikti. Kjo dyshohet të jetë zanafilla e hasmërive mes Nogës dhe Hasanbelliut.

Vëllai i tij, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Masakra e Sanatoriumit, 22 vite më parë

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelliu u vunë në ndjekje të Nogës dhe dy vite më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erionin, tentojnë të hakmerren.

Në Anversë të Belgjikës, ata ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën në një lokal të hapur në qytetin e dytë me të madh belg pas Brukselit.

Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri.

Kush është Noga?

Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatoriumit, u arrestua nga policia belge gjatë vitit 2003 dhe në 2005-ën u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Pas