Kronikë

Hoxha flet për vrasjen e Sadikaj:Një prokuror u strehua në banesën e tij në Berat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 13/06/22 |
Opi Nion

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë detaje të reja nga atentati me eksploziv ku mbeti i vrarë të shtunën Aleksandër Sadikaj.

I ftuar në “ABC”, Hoxha u shpreh se autorët e kanë pasur në mbikëqyrje viktimën dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ta hedhur në erë. Sipas tij autorët kanë qenë afër dhe madje e kanë parë edhe kur Sadikaj ka dalë i gjallë nga makina pas shpërthimit.

“Autorët kanë qenë afër, jo larg. E kanë shpërthyer në hinkë dhe në një zonë të ngushtë. Viktima ka qenë i armatosur. Ndërsa autorët e kanë parë edhe të gjallë kur ka dalë dhe e kanë ndjekur nga afër. Do shikojmë nëse autorët janë vrasës me pagesë apo njerëz direkt që janë konfliktuar.”-tha Hoxha.

Duke folur për të kaluarën e Sadikajt, Artan Hoxha u shpreh se prindërit i kishte të divorcuar dhe ishin larguar nga lagjia ku jetonin më parë në Berat. Megjithatë banesën nuk e kishin shitur, por në të ka jetuar për disa kohë një prokuror i shkarkuar nga Vettingu.

“ Prindërit të divorcuar. Por banesën në Berat nuk e kanë shitur. Atje ka jetuar një prokuror që është larguar nga Vettingu. Aty ka jetuar një prokurori.” tha Hoxha.

Pas