Aktualitet

Harta e re e gjyqësore, ngrihen dy grupe pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe KLGJ


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 05/11/21 |
Opi Nion

Dy grupe pune janë ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për krijimin e hartës së re gjyqësore. Këto grupe do të takohen javeën e ardhshme për të përmbyllur temat e hapura për diskutim.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një takimi me kreun e KLGJ-së, Naureda Llagami dhe një përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë takimit u diskutua lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore ekzistuese.

Harta e gjyqësorit, dy grupe pune në MD dhe KLGJ. Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja takoi sot kryetaren e KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor) znj. Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë z. Benjamin Rockëell, ku diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore. Për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, u vendos të ngrihen dy grupe pune; një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ. Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim”, thuhet në njoftimin për media.

 

 

Pas