Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë

2024/11/04 at 6:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë

Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është megjithatë aq e ngushtë, saqë ekipet e tyre janë në gatishmëri për betejat ligjore që mund të pasojnë.

Në fillim të këtij viti kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se nëse rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit do të jenë “të ndershme, të drejta e të lira”, ai do t’i pranonte ato.

Zyrtarët zgjedhorë janë të bindur se procesi do të jetë i drejtë, i sigurt dhe transparent, por ish-presidenti ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin se kundërshtarët e tij mund të bëjnë manipulime. “Ata janë një mori mashtruesish. Nëse do të arrijmë ta kontrollojmë (manipulimin), do të kemi një fitore të jashtëzakonshme”, tha zoti Trump.

Gjatë një interviste që u transmetua muajin e kaluar në rrjetin televiziv NBC Nënpresidentja Kamala Harris i tha gazetares Hallie Jackson, se ekipi i saj ishte i përgatitur nëse zoti Trump do të humbiste zgjedhjet dhe do të tentonte të përmbysë rezultatin e tyre.

“Ne do të merremi me natën e zgjedhjeve dhe ditët pasardhëse, me çfarë do që do të ndodhë. Ne kemi burimet, ekspertizën dhe vëmendjen e duhur gjithashtu”, tha zonja Harris.

Kuvendi Kombëtar Republikan ka krijuar të ashtuquajturin “Programi mbi Integritetin e Zgjedhjeve” në shtetet e fushëbetejës. Përfaqësuesit ligjorë të tyre kanë ngritur më shumë se njëqind padi mbi dyshime për parregullsi lidhur me rregullat e votimit, por shumë prej tyre janë hedhur poshtë nga gjykatat.

Demokratët kanë nisur përpjekjet e tyre ligjore, përfshirë padinë për të parandaluar vonesat e mundshme në çertifikimin e rezultatit në shtetin e Xhorxhias.

Në garat e forta presidenciale si ajo e këtij viti, betejat ligjore janë të pritshme. Shumica e tyre do të ndodhë në shtetet e pavendosura, parashikojnë analistët.

“Në qendrat e votimit, ne shpesh shohim debate nëse fletët e votimit po trajtohen ashtu siç duhen. Në ditën pas zgjedhjeve ka mosmarrëveshje nëse votues të veçantë, që nuk e kanë emrin në lista, kanë apo jo të drejtë të votojnë, dhe nëse vota e tyre duhet numëruar”, thotë Michael Thorning, i Qendrës së Politikave Dypalëshe.

Ndërkohë ekspertët ligjore thonë se kushdo që ka pretendime për manipulime duhet të paraqesë prova.

“Ekspertët ligjorë (të partive politike) duhet të bëjnë kujdes me pretendimet që kanë. Ata duhet të sigurohen se mund t’i provojnë ato, përndryshe mund t’i nënshtrohen masave disiplinore, siç e kemi parë edhe në vitin 2020″, thotë Robert Graci, i organizatës së pavarur “Keep Our Republic”, (Një Republikë).

Ish-avokatit të zotit Trump, Rudy Giuliani për shembull, iu hoq liçensa për përhapjen e pretendimeve të pabaza se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur.

Betejat ligjore mund të vonojnë shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Por nëse të martën në mbrëmje rezultatet janë qartësisht në favor të një kandidati, me një diferencë të dukshme, analistët thonë se do të jetë shumë më e vështirë për partinë kundërshtare që t’i kundërshtojë rezultatet./ VOA

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Putin nuk ndalet po fitojë në Ukrainë

“Vorioepiri, i vdekur”/ Deklaratat e Ramës në Selanik, reagon Athina zyrtare: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga Greqia

“Vorioepiri, i vdekur”/ Deklaratat e Ramës në Selanik, reagon Athina zyrtare: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nga Greqia

“Sulmi do jetë i dhunshëm”, Irani planifikon një tjetër goditje ndaj Izraelit

“Sulmi do jetë i dhunshëm”, Irani planifikon një tjetër goditje ndaj Izraelit

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com