Rajoni

Haradinaj për Kurtin: Të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do ta bëjmë ne



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 05/11/22 |
Opi Nion

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit. Ai ftoi qytetarët në veri që të ruajnë qetësinë duke mos rënë pre e politikave të gabuara.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, shkroi Haradinaj nw Facebook.

Haradinaj i ka kërkuar edhe më herët kryeministrit të tërhiqet nga vendimi për qortimin, gjobitjen dhe më pas bllokimin e makinave të serbëve të Kosovës që nuk mbajnë targat e Republikës së Kosovës. Gjatë paradites së të shtunës, Lista Serbe vendosi të tërhiqet nga të gjitha institucionet e vendit, ndërsa policët në veri të Kosovës hoqën në mënyrë demonstrative uniformat dhe braktisën detyrën.

Pas