Kryesore

Rama: Për pak javë Lushnja do të ketë ujë 24 orë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 05/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas disa javësh do të ketë përfunduar puna e Ujësjellësit të Lushnjes që do të mundësojë ujë 24 orë në ditë në të gjithë qytetin.

Duke prezantuar investimet dhe projektet në këtë bashkinë Lushnje, Rama iu është përgjigjur edhe kritikave.

“Më në fund për pak javë gjithë qyteti i Lushnjes do të ketë ujë 24 orë. Sa herë e them hidhen përpjetë aty te Facebook-u im që thonë si s’ju vjen turp. Unë kam qenë në Lushnje edhe përpara se të vinte liri demokracia. Këtu nuk ka patur ujë 24 orë. Tani qyteti do ketë ujë 24 orë. Sigurisht që nuk është mirë për një vend në mes të Europës që të diskutojë ujin në vitin 2020, 2021, 2022, por nga ana tjetër mua jo vetëm që nuk më vjen turp që po bëjmë ujë 24 orë në gjithë qytetet e Shqipërisë, por kjo është arsye për t’u ndjerë të turpëruar ata që nuk bënë asgjë”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër, Kryeministri u shpreh i bindur se deri në fund të vitit, eksportet bujqësore të Shqipërisë mund të arrijnë në vlerën e gjysmë miliardi, shifra më e madhe në historinë e vendit tonë.

Pas