Aktualitet

Haradinaj pas dorëheqjes së Thaçit: Duhet të tregojmë unitet kombëtar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 05/11/20 |
Opi Nion

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit.

Teksa shkruan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës, Haradinaj ka bërë thirrje për unitet kombëtar.

Gjithashtu, Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit përgjatë përballjeve të këtyre dy aktorëve politik me drejtësinë ndërkombëtare. Ai beson se do të vërtetohet pafajësia e tyre.

Reagimi i plotë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.

Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë.

Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë.

Pas