Bota

I infektuar me koronavirus, shtrohet në spital kreu i kishës serbe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 05/11/20 |
Opi Nion

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Raportohet se pas infektimit patriarku është shtruar në spital.

Në njoftimi zyrtar të kishës serbe thuhet se infektimi i patriarkut u zbulua gjatë një procedure rutinë të testimit dhe se Irinej ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por u shtrua në spital për t’u mbajtur nën kontroll për shkak dhe të moshës së tij.

Ky lajm vjen pak ditë pasi Irinej udhëhoqi ceremoninë mortore të mitropolitit Amfilohije, udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Amfilohije ndërroi jetë për shkak të koronavirusit./ Opinion.al

Pas