PRISHTINE- Ka përfunduar pa sukses takimi i thirrur nga Presidentja Jahjaga me liderët e partive të opozitës dhe mazhorancës. Menjëherë pas takimit ka folur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Ai tha se gjatë këtij takimi ka shprehur shqetësimin e tij se si shteti është kapur nga PDK dhe LDK.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe presidenti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, opozita është e bashkuar dhe shihemi me 17 shkurt në protestë.