Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet “Kutia e Pandorës”: Zbulohet pasuria dhe marrëdhëniet e liderave botërorë

2021/10/03 at 8:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet “Kutia e Pandorës”: Zbulohet pasuria dhe marrëdhëniet e liderave botërorë

Pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve janë zbuluar në një investigim të gazetarëve ndërkombëtarë investigativë (ICIJ) dhe një grupi prej 150 mediash.


Kjo është një prej rrjedhjeve më të mëdha të dokumenteve financiare. Sipas mediave të huaja janë rreth 35 liderë, të shkuar dhe aktualë, dhe më shumë se 300 zyrtarë që shfaqen në dokumentet  në kompani offshore.

Të quajtura Pandora Papers, në to zbulohet se Mbreti i Jordanisë ka prona me vlerë 70 milionë paund në Britaninë e Madhe në SHBA. Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij, kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër. Çifti bleu një firmë offshore që kishte në pronësi ndërtesën.

Zbulohet gjithashtu se Presidenti rus Vladimir Putin ka asete sekrete në Monako, dhe Kryeministri çek Andrej Babis, i cili ishte përballë zgjedhjeve këtë javë –  nuk deklaroi një kompani investimesh offshore të cilën e përdori për të blerë dy vila për 12 milionë paund në jug të Francës.

Këto dokumente vijnë në vrazhdën e një serie rrjedhjesh përgjatë 7 viteve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks.

Ekzaminimi i këtyre dokumenteve është më i madhi i organizuar ndonjëherë më parë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Në të po marrin pjesë më shumë se 650 reporterë.

Gjigandi britanik BBC shkruan se në hetim të përbashkët me britaniken Guardian dhe partnerë të tjerë mediatikë, kanë pasur qasje në gati 12 milionë dokumente dhe dosje nga 14 kompani të shërbimeve financiare në vende si: Ishujt e Virgjër Britanikë, Panama, Belize, Qipron, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singaporin dhe Zvicra.

Disa figura tashmë po përballen me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe shmangie globale të taksave.

Por një nga zbulimet më të mëdha është se sa njerëz të njohur dhe të pasur kanë krijuar kompani offshore për të blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet zbulojnë mijëra pronarë që kanë investuar fshehurazi duke shmangur taksat. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij, të cilët janë akuzuar për vjedhje të vendit të tyre, janë një shembull. Hetimi zbuloi se Aliyev dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë më shumë se 400 milionë £.

Dokumentet financiare tregojnë se si mbreti i Jordanisë ngriti fshehurazi një perandori pronash në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se 70 milionë £ (mbi 100 milion dollarë). Ata identifikojnë një rrjet kompanish në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe parajsa të tjera tatimore të përdorura nga Abdullah II bin Al-Hussein për të blerë 15 shtëpi që kur ai mori pushtetin në 1999.

Ato përfshijnë 50 milion £ në tre prona me pamje nga oqeani në Malibu, në California, dhe prona në Londër dhe Ascot në Mbretërinë e Bashkuar.

Etiketa: kutia e pandorespasuriazbulohet


Ju sugjerojmë

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
Para
Salianji takim me fermerët: Qeveria e përdori naftën si mashtrim në fushatë

Salianji takim me fermerët: Qeveria e përdori naftën si mashtrim në fushatë

Pukë/ Po riparonte çatinë, 66-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia

Bie në kontakt me energjinë, humb jetën 40-vjeçari

1 politikan shqiptar dhe 13 biznese në dosjen “Pandora”

1 politikan shqiptar dhe 13 biznese në dosjen "Pandora"
















TE FUNDIT

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
8 Tetor, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka folur edhe një herë për negociatat për situatën në Gaza, duke thënë se...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
8 Tetor, 2025

Kontrollet e imtësishme të Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit kanë çuar në zbulimin e 6 rasteve të paligjshmërive në...

Lexo më shumë

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
8 Tetor, 2025

Projekti shtetëror i Ukrainës “Dua të jetoj”, ka publikuar ato që i quan statistika zyrtare të humbjeve ushtarake ruse për...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
8 Tetor, 2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në krah të kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com