Bota

Hans Kluge: Pandemia e COVID-19 do të përfundojë në vitin 2022


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 22/02/21 |
Semiljana Azizi

Hans Kluge, drejtori për Europën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është shprehur se pandemia e COVID-19 do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

Në një intervistë për televizionin danez DR, Kluge tha se Covid-19 do të jetë i pranishëm dhe përgjatë 2021-shit, por do të jetë më i menaxhueshëm se një vit më parë.
Sipas Kluge tashmë ka më shumë informacione rreth virusit se sa në fillim të pandemisë. Gjithsesi ai paralajmëroi se asnjeri nuk mund të dijë të ardhmen e pandemisë së Covid, para kohe.

“Virusi do të qarkullojë ende por nuk mendoj se do të ketë nevojë për kufizime. Dhe ky është një mesazh optimist,” tha ai në televizionin danez.

Ndërkaq, Kluge sqaroi se mutacionet janë normale dhe se virusi po përpiqet të përshtatet me personin e infektuar por përhapja e shpejt e mutacioneve përbën shqetësim.
Duke shtuar se OBSH po monitoron nga afër efikasitetin e vaksinave anti-Covid, për shkak të përhapjes së shpejtë të mutacioneve të virusit, ai tha se vaksinat mund të ndryshohen sipas mutacioneve të reja nëse do të jetë nevoja./Opinion.al

Pas