Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hamasi sulmon me raketa, Izraeli sulme nga ajri

2021/05/15 at 10:43 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hamasi sulmon me raketa, Izraeli sulme nga ajri

Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Gaza në mëngjesin e së shtunës (15 maj) ndërsa militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael.


Derisa luftimet hynë në natën e pestë, mjekët palestinezë thanë se të paktën shtatë persona u vranë në një sulm ajror në veri të Gazës. Në dy qytete në jug të Izraelit u lëshua alarmi që paralajmëronte për sulme me raketa nga grupi terrorist Hamas.

Palestinezët thanë se më 14 maj, 11 njerëz u vranë në përleshjet në Bregun Perëndimor midis protestuesve dhe forcave izraelite të sigurisë.

Pesëdhjetë të tjerë u plagosën nga plumbat prej gome të forcave izraelite, tha ministria palestineze e Shëndetësisë.

Që nga 10 maji të paktën 132 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, dhe 950 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë. Tetë persona kanë vdekur në Izrael.

Përpjekjet diplomatike për të ndalur dhunën

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një emisar në përpjekje për të ndihmuar në uljen e dhunës dhe arritjen e një armëpushimi.

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet e Izraelit dhe palestinezëve, Hady Amr, do të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhe të Kombeve të Bashkuara.

Vizita e tij po ndodhë përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbahet të dielën. Ambasada e SHBA-së në Izrael tha se qëllimi i udhëtimit të tij ishte të “ritheksohet nevoja për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme”.

Ministrat e jashtëm të Egjiptit dhe Jordanisë diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund konfrontimit dhe për të parandaluar “provokimet” në Jerusalem, tha ministria e jashtme e Egjiptit.

“Bisedimet kanë marrë një drejtim serioz të premten”, tha një zyrtar palestinez.

“Ndërmjetësuesit nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara po shtojnë kontaktet e tyre me të gjitha palët në një përpjekje për të rivendosur qetësinë, por një marrëveshje nuk është arritur ende”.

Emiratet e Bashkuara Arabe të premten bënë thirrje për një armëpushim.

Çfarë e shkaktoi dhunën?

Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014.

Ajo pasoi disa javë tensionesh izraelito-palestinez në Jerusalem, që kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Hamas – grupi militant islamik që sundon Gazan – filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Izraeli, SHBA-ja dhe një sërë vendesh e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

Tash e sa javë, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. Atje ndodhen vendet kryesore fetare – të shenjta për hebrenjtë, të krishterët

Përleshjet e fundit filluan një muaj më parë, kur Izraeli bllokoi disa tubime të palestinezëve, në fillim të Muajit të shenjtë të Ramazanit. Pasi ato kufizime u zbutën, plani për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga një lagje e Jerusalemit Lindor vazhdoi të nxiste konfrontime.

Etiketa: bombardimehamasizraeli


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
SHBA negocion për armëpushimin në Gaza

SHBA negocion për armëpushimin në Gaza

Vendimi i KAS për kërkesën e PD, Kaso: Sjellje larg pritshmërive

Vendimi i KAS për kërkesën e PD, Kaso: Sjellje larg pritshmërive

Video/ Vrau shokun, Marius Dema del para gjykatës

Video/ Vrau shokun, Marius Dema del para gjykatës
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}