Kronikë

Video/ Vrau shokun, Marius Dema del para gjykatës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 15/05/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme 28-vjeçari Marius Dema ka dalë para gjykatës për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema në Tiranë.

Po ashtu, në seancën gjyqësore janë edhe katër të rinjtë e tjerë të arrestuar, ku do t’ju njoftohet masa e sigurisë.

Dema ka deklaruar më herët se armën e kishte sjellë vetë Qema në lokalin ku po qendronin të rinjtë dhe se e ka marrë në dorë për të luajtur pa e ditur se ishte e mbushur. Në këtë moment arma është shkrepur dhe ka qëlluar në gjoks të riun Qema i cili humbi jetën në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit. Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të arrestuar gjithashtu janë, Frenkli Myftari, Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin. Të gjitha ata njiheshine dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

Pas