Aktualitet

Hakerat publikojnë listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 03/10/22 |
Opi Nion

“Homeland Justice” ka publikuar ditën e sotme dokumente të tjera të sistemit MEMEX, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.

Rreth dy javë më parë, hakerat iranianë publikuan video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.

Ndërkohë, disa kohë më parë, grupi i hakerave iranianë publikuan listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./Opinion.al

Pas