Aktualitet

Greqi/ 33-vjeçari rrëmben ish-gruan e tij, e përdhunon dhe tenton ta djegë të gjallë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 03/10/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 33-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer, përdhunuar dhe ka tentuar ta djegë të gjallë ish-bashkëshorten e tij greke.

Sipas policisë, autori kishte qëndruar me makinë jashtë banesës së ish-gruas së tij 28-vjeçare Almyri Corinthia, dhe sapo kjo e fundit kishte dalë jashtë shtëpisë e ka marrë me forcë brenda mjetit dhe më pas është drejtuar drejt Isthmit.

Më pas, 33-vjeçari e ka ndaluar makinën në një rrugë të shkretë dhe nën kërcënimin për jetën e ka detyruar të renë të zhvishej dhe ka tentuar ta djegë  të gjallë duke i vënë  flakën flokëve të saj me çakmakun e tij .

Shqiptari e mori 28-vjeçaren të zhveshur, e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korinth, ku e përdhunoi dhe më pas e përzuri.

Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçarja e tmerruar ka shkuar të denoncojë në Policinë e Korinthit, por shqiptari është zhdukur.

Sakaq, autoritetet greke po vijojnë kontrollin e Peloponezit për gjetjen dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas