Bota

Habit Presidenti i Filipineve: Maskat duhen dezinfektuar me benzinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 31/07/20 |
el ida

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte iu ka thënë përsëri njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzinë, duke këmbëngulur se ai “nuk po bënte shaka”.

Duterte kishte bërë një deklaratë të tillë të ngjashme javën e kaluar, por zyrtarët ishin munduan ta korrigjonin dhe ta mbulonin gafën e tij duke sugjeruar se ishte një shaka.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu kishin shtuar që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, kurse maskat kirurgjikale të zëvendësohen pas përdorimit.

Por sipas BBC, presidenti insistoi sot duke thënë “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.

Ekspertët deklaruan se  nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat. Madje, sipas tyre një kontakt i zgjatur me benzinë mund të jetë i dëmshëm./Opinion.al

Pas