Aktualitet

Radhët në Athinë, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 31/07/20 |
el ida

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Ministria dhe Ambasada shqiptare në Athinë i bëjnë apel qytetarëve që të respektohen oraret e përcaktuara, në mënyrë që të evitohet mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ju bën me dije se shërbimet e Ambasadës shqiptare në Athinë ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Lutemi të respektohen oraret e përcaktuara për gjithësecilin prej jush, në mënyrë që të shmanget mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara.

Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët!” – njofton ambasada me anë të një reagimi në facebook./Opinion.al

Pas