Rajoni

Koronavirusi në Kosovë, kryeministri Hoti: Gjendja është e rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 31/07/20 |
el ida

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi situatën tepër të rëndë nga koronavirusi në vend dhe kërkoi nga qytetarët e Kosovës, respektimin e masave në fuqi.

“Gjendja është e rëndë, falënderoj qytetarët që edhe në ditë feste po respektojnë masat”, deklaroi kryeministri i Kosovës, pas një vizite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku prej muajsh tashmë mjekët po luftojnë me përhapjen e pandemisë.

“E di që janë lodhur, sepse tash e gjashtë muaj po përballen me këtë situatë. Unë jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë dhe për të dëgjuar vlerësimet e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë, parashikimet për javët dhe për muajt e ardhshëm dhe përgatitjet që ne duhet t’i bëjmë në këtë drejtim.”, shtoi Hoti.

Sakaq, në 24 orët e fundit, 15 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar bilancin total të viktimave në 227, dhe janë raportuar gjithashtu 226 raste të reja./Opinion.al

Pas