Kryesore

Grushtat në ndeshje, Presidenti i Federatës së Boksit njofton dorëheqjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 19/09/21 |
Opi Nion

Presidenti i federatës së boksit Florend Kalivopulli ka njoftuar dorëheqjen. Lajmi është dhënë nga vetë ai në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ky vendim i tij vjen pasi ditën e djeshme në Shkodër pas një ndeshje boksi mes ekipit vendas dhe atij të Tiranës ndodhi një sherr masiv ku u përfshinë edhe tifozët që ishin në pallatin e sportit.

“Te dashtur miq!

Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte eshte i shqetesuar kam vendosur qe ne ditet ne vazhdim te therras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe tju kerkoj atyre doreheqien time. Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare. Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.
Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton…f.κ”, shkruan ai./Opinion.al

Pas