Kryesore

“Grusht institucional”, Basha flet për Gjykatën Kushtetuese


               Publikuar në : 11:30 - 14/11/19 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar grusht institucional atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese.

Nga takimi i radhës në Sarandë, kreu demokrat tha se “duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli”

Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional” tha Basha.

Ai shtoi se “drejtësia e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh” dhe jo qytetarëve.

Basha u zotuar se me PD në qeveri, do të vendoset barazia para ligjit dhe “heqja e trarëve të korrupsionit”.

Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra” tha kreu i opozitës. /Opinion.al

Pas