Politikë

Betimi i Arta Vorpsit tek noterja, PD: Edi Rama po zbaton parimin nazist


               Publikuar në : 12:09 - 14/11/19 |
Geljano Fataj

Ditën e sotme Arta Vorpsi është betuar mbi kushtetutë për marrjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por jo në presidencë. Ajo ka njoftuar se është betuar tek noterja Miranda Xhemalçe duke injoruar kështu dekretimin nga Presidenti i Republikës.

Partia Demokratike, e ka cilësuar këtë zhvillim si një për të cilin Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës”, shprehet me anë të njëdeklarate për mediat, Sekretari i përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi

Sipas tij Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”/ Opinion.al

Pas