Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi Parlamentar i PS kërkesë Kuvendit: Meta të hetohet për Xhaferllarin

2019/11/25 at 6:52 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupi Parlamentar i PS kërkesë Kuvendit: Meta të hetohet për Xhaferllarin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit, ku kërkojnë që  të shtohen fakte  në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur ndaj Presidenti të Republikës, Ilir Meta mbi veprimet e tij mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mësohet se ditën e nesërme në orën 9:00 do të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të shqyrtohet dhe kërkesa e deputetëve.

Në kërkesë thuhet se “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në organet e qeverisjes vendore”.

Sicialistët pretendojnë që;“Presidenti i Republikës, në një kurs përplasjeje të plotë të tij me Kuvendin dhe institucione te tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda, përmes veprimeve konkrete apo mosveprimeve të qëllimshme, të cilat po i rendisim dhe faktojmë në vijim.

Rrjedhimisht, vlerësojnë të domosdoshme që edhe këto veprime te behën pjesë e vlerësimit nga Kuvendi i Republikës, në kuadër të procedurës se nisur tashmë për shkarkimin e Presidentit të Republikës”.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit, grupi i PS-së veçon si çështje për t’u hetuar nga parlamenti edhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. “Njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, Presidenti anuloi dekretin e tij nr. 10928/2018 për caktimin e datës 30 qershor 2019 si date për zgjedhjet vendore, me dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar ne mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur ne mënyrë abuzive pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta”, thuhet në dokument.

Duke u ndalur tek rasti i Arta Vorpsit, grupi parlamentar i PS-së thotë se Presidenti nuk e ka ftuar atë për të bërë ceremoninë e betimit “(kusht për fillimin e detyrës se gjyqtarit kushtetues sipas nenit 129 të Kushtetutës) dhe Presidenti publikisht ka deklaruar se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese në këtë funksion. Në këtë rast, Presidenti po refuzon te zbatoje një detyrim ligjor e kushtetues, që përben një abuzim me pushtetin qe i ka ngarkuar Kushtetuta.)”.

Kërkesa e nënshkruar nga 56 deputetë, rendit edhe shkeljet për dekretimin e zonjës Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese:

  1. 1. është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.
  2. Ne mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
  3. Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.
  4. është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.
  5. është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni hetimor ishte parashikuar të mbyllte punën më 8 dhjetor, por me çështjet e reja duket se do të kapërcehet edhe ky afat./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Haradinaj emëron drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën

Haradinaj emëron drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën

Gramsh, 42 vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Maminas

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com