Kronikë

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Maminas


               Publikuar në : 19:46 - 25/11/19 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maminas të Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktima është një i moshuar rreth moshës 80-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas informacioneve, i moshuari në momentin e përplasjes ka qenë duke kaluar rrugën.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al

Pas