Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2025/12/02 at 6:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

Në zemër të Korçës, aty ku historia dhe kultura ndërthuren në çdo hap, është vendosur një monument që rikthen në kujtesën publike një ndër figurat më të shquara, jo vetëm të qytetit, por edhe të Shqipërisë.


Busti i Llazar Zai Fundos, intelektualit dhe patriotit korçar, u vendos në sheshin që mban emrin e tij, duke shënuar një moment të rëndësishëm për rivlerësimin e figurave të persekutuara gjatë regjimit komunist. Busti është vepër e skulptorit Adi Dule.

Busti i Llazar Zai Fundos/ Një simbol i ri në kujtesën historike

Vendosja e bustit të tij në hapësirën publike shënon një kthim të vonuar, por të rëndësishëm, të vëmendjes ndaj jetës dhe veprës së një personaliteti që i parapriu kohës së vet dhe që u përball tragjikisht me pasojat e bindjeve dhe idealizmit të tij.

Ky akt nga Bashkia e Korçës synon të rikthejë në qendër të historisë një figurë që ka lënë gjurmë në mendimin politik shqiptar, duke u bërë njëherazi pjesë e kujtesës qytetare dhe një ndër figurat simbol të luftës për mendim të lirë.

Historiani dhe profesori i njohur Aurel Plasari e cilësoi bustin një borxh historik të shlyer, duke theksuar se dokumentet tashmë provojnë se ekzekutimi i Llazar Fundos ishte një akt personal i Enver Hoxhës, i udhëhequr nga xhelozia dhe ndëshkimi ndaj atyre që guxonin të mendonin ndryshe.

Sipas Plasarit, rasti i Fundos është një paralajmërim i fortë për çdo kohë, mbi cenueshmërinë e mendimit të lirë kur përballet me sundim autoritar.

“Mendoj se monumenti që i ka ndërtuar Korça është një borxh historik, një vlerë e shtuar kujtesës së Korçës dhe të Shqipërisë, për një viktimë që më thjesht sesa ta quajmë të diktaturës, ishte viktimë personale e Enver Hoxhës. Kjo është një e vërtetë që duhet theksuar në histori se tashmë është e dokumentuar, pavarësisht nga interpretimet e ndryshme që i janë dhënë krimit për ekzekutimin e tij fizik dhe për torturimin e tij. Të mos harrojmë që në mesazhin e tij për të vrarë Zai Fundon, Enver Hoxha që s’ishte ende në pushtet dhe kishte filluar vrasjet, jepte porosi që t’i bëheshin disa pyetje, dhe e para ishte ‘Përse ka vajtur në Kosovë?’ Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë edhe më qartë kontekstin e ekzekutimit të një intelektuali si Llazar Fundo, si tregues i xhelozisë së sundimtarëve kundër intelektualëve dhe njerëzve të mendjes. Është mësim historik për çdo kohë, jo vetëm për kohën kur ka ndodhur tragjedia e zhdukjes së tij fizike”, u shpreh Plasari.

https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/12/692f1bc521d1c.mp4

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, tha se vendosja e bustit erdhi pas vendimeve të Këshillit Bashkiak për t’i dhënë figurës së Zai Fundos vendin e munguar në hapësirën publike.

Filo rikujtoi se Fundo ishte ndër komunistët e parë shqiptarë, por edhe ndër të parët që u distancua nga ideologjia, pasi u përball me realitetin represiv të Bashkimit Sovjetik. Sipas tij, busti është një investim në kujtesën e brezave të rinj, të cilët sot kanë mundësinë të njohin një personalitet për të cilin nuk është folur për dekada me radhë.

“Ditën e djeshme është vendosur në sheshin që mban emrin e Zai Fundos, edhe busti i këtij personaliteti të jashtëzakonshëm të qytetit të Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Vendosja e këtij busti ndjek dy vendime të Këshillit Bashkiak, i pari për vënien e emrit të Zai Fundos këtij sheshi në pedonalen e qytetit dhe i dyti për vendosjen e bustit të Zai Fundos.

Zai Fundo ka qenë një personalitet i jashtëzakonshëm i Korçës, megjithëse për fat të keq shumë pak i njohur. Ai ishte një intelektual, një patriot antifashist dhe një njeri kurajoz për të thënë e për të mbrojtur ato që ishin bindjet dhe idetë e tij. Është pikërisht falë kësaj kuraje që Zai Fundo ishte ndër komunistët e parë të Shqipërisë, por në të njëtën kohë u bë edhe antikomunisti i parë në momentet kur pa, nga eksperienca e Bashkimit Sovjetik, që komunizmi nuk ishte ai i cili proklamohej në teori.

Besoj që me vendosjen e këtij busti në qendër të Korçës ne i bëjmë nder kësaj figure historike, por në të njëjtën kohë, ne edhe u mësojmë historinë brezave të rinj, të cilët nuk kanë pasur mundësinë ta njohin për faktin që edhe gjatë periudhës së komunizmit, kjo figurë u tentua që të lihej tërësisht në hije, në errësirë, por edhe atëherë kur përmendej, përmendej në konotacion negativ.

Jam shumë i kënaqur që kemi mundur ta realizojmë, është një projekt i cili është mbështetur edhe nga ana e kryeministrit që dua ta falënderoj, edhe nga ana e deputetit të Korçës dhe kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, dhe patjetër edhe nga ana e bashkisë, nga ana ime si propozues i vendosjes së këtij busti”, tha Filo.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Qarkut Korçë, Ledina Alolli, e vlerësoi vendosjen e bustit si një ngjarje historike për qytetin. Ajo e quajti Zai Fundon një nga figurat më të ndritura të Korçës dhe një intelektual të mendimit të lirë, i cili u bë viktimë pikërisht për shkak të bindjeve të tij dhe dëshirës për të folur hapur.

“Llazar Zai Fundo është një nga bijtë e Korçës, një nga figurat më të ndritura të saj, por dhe një ndër patriotët më të shquar. Vendosja e bustit të Zai Fundos në Korçë nuk është vetëm një simbol, por unë mendoj që është një kujtesë për këtë emër të ndritur, patriot të shquar që ishte një intelektual i mendimit të lirë, ndaj sot është një nder i madh për Korçën. Jo vetëm për Korçën, por për gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen. Fundo ishte një ndër viktimat e komunizmit, sepse ai përqafoi pikërisht mendimin e lirë dhe donte të ishte një zë ndryshe për historinë, dhe pse jo për Korçën tonë të dashur dhe për të gjithë Shqipërinë. Vendosja e bustit të tij është në nder dhe respekt për të gjithë ne”, tha Alolli.

Me vendosjen e këtij busti, Korça jo vetëm nderon një nga bijtë e saj më të shquar, por bën një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të së vërtetës historike.

Figura e Llazar Zai Fundos, e shtypur dhe e zbehur nga propaganda komuniste, po merr sot vendin e duhur në kujtesën kolektive, duke dëshmuar se e vërteta historike, edhe kur vonon, nuk humbet kurrë.

Ky monument nuk është vetëm një simbol për të kaluarën, por një mesazh për të ardhmen, për rëndësinë e fjalës së lirë, të mendimit kritik dhe të guximit intelektual. Në qendrën e Korçës, Zai Fundo kthehet sot jo vetëm si figurë historike, por si kujtesë e gjallë e vlerave që i kanë dhënë formë qytetit dhe identitetit tonë kombëtar./CNA



Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Plagoset një person në Vaun e Dejës,

Aksident me vdekje në Maliq

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

"Boll korrupsionit dhe vjedhjes", protesta masive në Bullgari
















TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com