Aktualitet

Grupi BALFIN debuton në mjekësi në Zvicër, do të mbështesë bizneset më novatore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 17/10/22 |
Opi Nion

Grupi BALFIN ka hyrë në një sektor të ri, duke themeluar BALFIN-tech AG, e cila do të operojë në novacion dhe teknologji mjekësore në tregun zviceran. Përveç teknologjisë mjekësore, kompania do të përfshihet në financimin dhe mbështetjen e ideve të reja novatore që ofrojnë zgjidhje mjekësore.

Kompania e sapokrijuar operon në fushën e mjekësisë, novacionit dhe kërkimit mjekësor dhe teknologjisë së informacionit. Ajo do të veprojë si një investitore në startup-et në fazat e hershme, kur ato tregojnë përparime premtuese në teknologji mjekësore (MedTech) dhe novacion. BALFIN-Tech AG do të investojë në kërkimin dhe zhvillimin që ofrojnë zgjidhje për ruajtjen ose përmirësimin e shëndetit nëpërmjet parandalimit, diagnostikimit ose trajtimit të sëmundjeve dhe dëmtimeve të tjera fizike te njerëzit.

Grupi BALFIN synon që BALFIN-tech AG të jetë një aktor i rëndësishëm në fushën e teknologjisë mjekësore duke identifikuar, përvetësuar dhe zhvilluar ide ose kompani që do të kontribuojnë në kujdesin shëndetësor. BALFIN-tech AG tregon orentimin së ardhmes dhe ambicien e tij për t’u shtrirë në industri dhe tregje të reja, duke ndjekur vizionin e Presidentit të Grupit, Samir Mane.

BALFIN-tech AG ka një rrugë të gjatë për të bërë, por Grupi BALFIN ka besim të plotë se do të ketë sukses në këtë investim të ri. BALFIN-tech është kompania e dytë e Grupit BALFIN që operon në Zvicër. Në fillim të këtij viti, Balfin Real Estate and Hospitality çeli një përfaqësi të saj në Zyrih.

Rreth Grupit BALFIN

Grupi BALFIN (Balkan Finance Investment Group) është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, dhe sot është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë.

BALFIN është një grup i diversifikuar, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, banka, menaxhim asetesh, media, arsim, turizëm dhe logjistikë.

Grupi ka mbi 5,200 njerëz të punësuar, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit të tij në këto 29 vite.

Pas