-Jetë dhe Stil

Juliana Nura tregon si u nda nga i dashuri pasi i publikuan videon intime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:05 - 17/10/22 |
Opi Nion

Juliana Nura është një nga vajzat më të bukura shqiptare e gjithashtu një nga më të komentuara. Ajo është rritur në Finlandë, ku falë pamjes së saj tërhoqi vëmendjen e agjencive fotografike, më pas ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie. Ajo filloi të kishte një karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri në vitin 2010, por diçka tronditëse i ndodhi.

Për 12 vite ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime të saj. Ajo ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka treguar se si u ndje kur morri një shantazh të tillë, për një video që ajo kishte bërë me të dashurin e saj.

Modelja tregon se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.

Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?

Juliana Nura: Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.

Rudina Magjistari: Është personazh publik?

Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.

Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?

Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj.

Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?

Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë intim./ Tv Klan

Pas