Bota

Gruaja vdiq pasi mori vaksinën, Austria pezullon AstraZeneca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:28 - 07/03/21 |
Opi Nion

Austria ka vendosur që të pezullojë marrjen e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.

Vendimi i autoriteteve austriake vjen pas vdekjes së një personi pasi  mori dozën e vaksinës AstraZeneca.

 “Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka pranuar dy raporte në një lidhje kohore me një vaksinim nga e njëjta seri e vaksinave të AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zëettl në provincën e Austrisë së Ulët”, thuhej në deklaratë.

Sipas medieve të huaja, një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të koagulimit, ndërsa një tjetër grua 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është duke u shëruar. “Aktualisht nuk ka ndonjë provë që kjo pati lidhje me vaksinimin”, tha BASG./ Opinion.al

Pas