Rajoni

Gruaja shtatzënë vritet para maternitetit të Prishtinës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 30/11/22 |
Opi Nion

Një grua shtatzënë është vrarë sot në Kosovë para maternitetit të Prishtinës.

Mësohet se gruaja është rreth moshës 35 vjeçe, ndërsa sipas mediave dyshohet se autori krimit është bashkëshorti i saj.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në informacionin paraprak të Policisë së Kosovës.

Pas