Kryesore

Berisha: Samiti i 6 Dhjetorit, goditje fatale ndaj projektit të Ballkanit të Hapur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:29 - 30/11/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me banorët e njësisë 5 në Tiranë.

Kryedemokrati nuk i kurse akuzat për korrupsion ndaj qeverisë “Rama”, ndërsa u ndal dhen samitin e 6 dhjetorit të BE me Ballkanin Perëndimor.

Berisha tha se samiti i 6 dhjetorit i jep goditjen përfundimtare Ballkanit të Hapur, të cilën e cilëson si një nismë ruso-serbe.

“Është një kënaqësi e veçantë të ju përshëndes sonte, të ju falënderoj me mirënjohje për praninë tuaj në këtë takim, në prag të një momenti historik për jo vetëm PD-në, por për shoqërinë shqiptare në tërësi. Momenti është i tillë, pasi në datën 6 dhjetor, mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët. Dhe ky është një nder i papërsëritshëm për Shqipërinë dhe një përzgjedhje gjeo-strategjike e një rëndësie historike me të cilin Europa Perëndimore i thotë Vladimir Putinit dhe të tjerëve, se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera.  Në këtë mënyrë, ky samit në rrafshin strategjik është në interes madhor për shqiptarët dhe i jep një goditje fatale, për të mos thënë përfundimtare projektit të Aleksandër Vuçiç, Edi Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur, i mbështetur haptas nga Lavrov, por duhet të jemi të hapur e të themi të vërtetën, jo më pak nga Xhorxh Soros dhe pasaardhësi i tij, Aleksis që merr pjesë në çdo samit të kësaj nisme, ruso-serbe. Edhe në këtë kontekst, samiti është shumë i mirëpritur”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas