Aktualitet

Greqia shtyn afatin e mbylljes së doganës së Kapshticës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 23/02/21 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra për të përballuar situatën e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë deri në datën 08.03.2021.

Po ashtu njoftohet se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja në Greqi do jetë e ndaluar nga kjo pikë kufitare.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Pas