Aktualitet

Greqi: Zvogëlim drastik i valës së migrantëve gjatë prillit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 03/05/16 |
b.f

Një numër shumë i vogël i migrantëve kanë mbërritur në Greqi gjatë muajit prill,  krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për përkufizimin e valës së refugjatëve.

“Vetëm 3 469 persona kanë mbërritur në Greqi nga Turqia në prill, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre ishte 13 556 persona”, njoftoi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe Shërbimi Grek për Menaxhimin e Krizës së Refugjatëve.

Përafërsisht, 155 000 migrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi nga fillimi i janarit deri në fund të prillit të këtij viti. Në këtë periudhë, në Evropë kanë mbërritur 183 017 migrantë, ku shumica në Greqi, 154 661, pastaj pasojnë Italia 27 265, Spanja 1 063 dhe Qiproja 28.

Gazeta greke “Kathimerini” publikoi se prej dje deri sot në mëngjes në Greqi nuk ka mbërritur asnjë migrantë ose refugjat. Në ishullin Lesbos për pesë ditë me radhë nuk ka mbërritur asnjë varkë me migrantë.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë në tre ishujt greke Lesbos, Hios dhe Samos kanë mbetur gjithsej 7 044 migrantë dhe refugjatë./lajmi.net

 

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas