Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës në një fabrikë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit, pranë fshatit Khokhla, në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se si pasojë e shpërthimit, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se shpërthimi është shkaktuar nga një shishe propan, rreth orës 15:30, teksa dy punëtorët, një me origjinë greke dhe një me origjinë shqiptare, po kryenin punimet e saldimit. Dy burrat e moshës 39 dhe 40 vjeç u plagosën rëndë dhe për pasojë ndërruan jetë pak minuta më pas.
Ndërkohë, një tjetër punëtor mbeti i plagosur rëndë, i cili më pas u transportua me urgjencë drejt spitalit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet zjarrfikëse, të cilët nisën menjëherë operacionin e shpëtimit./Opinion.al