Rajoni

Greqi/ Rezultoi me koronavirus, burri tenton të vetëvritet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 05/02/21 |
Semiljana Azizi

Një burrë në Greqi ka tentuar të vetëvritet pasi ka rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00, në plazhin e Proasteio, në Patra.

Ndërkohë, raportohet se burri u hodh në det, duke dashur të bëjë vetëvrasje. Fatmirësisht grupet e shpëtimit ndërhynë në kohë dhe nxorën atë ndërsa ishte ende i vetëdijshëm.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u ka thënë grupeve të shpëtimit se u përpoq t’i jepte fund jetës së tij pas rezultatit të testit./Opinion.al

Pas