Rajoni

Greqi/ Regjistrohen 2691 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 16/07/21 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Greqi. Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 2691 raste të reja me Covid, 11 prej të cilëve janë identifikuar në pikat kufitare të vendit.

Po gjatë këtij harku kohor,  14 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19, duke e çuar numri e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 12,833.

Në total, numri i rasteve në Greqi ka shkuar në 453,200. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 167 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,721 kanë qenë kontakte./ Opinion.al

Pas