Rajoni

Greqi/ 78 viktima nga COVID-19 në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 04/04/21 |
Opi Nion

Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 78 persona.

Po ashtu janë shënuar dhe 1955 raste të reja me koronavirus nga 23494 teste të kryera. Atika është zona më e nxehtë me 921 raste ditën e sotme.

Situata në Selanik është përkeqësuar me 262 raste të reja. Problem mbetet qendra e Athinës me 252 infeksione. 749 pacientë janë të intubuar në spitale në luftë me sëmundjen.

Në total, në shtetin helen kanë humbur jetën nga koronavirusi 8380 qytetarë./Opinion.al

Pas