Rajoni

Greqi/ 1,997 të infektuar me COVID-19 dhe 12 viktima në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 09/07/21 |
Opi Nion

12 humbje jete dhe 1,997 raste të reja me koronavirus është bilanci ditor në Greqi. Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë në Greqi shkon në 435,018 .

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 148 raportohet të jenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,889 të tjerë kanë qenë raste kontakti.

Sa i përket rasteve fatale, numri total i viktimave në vend, bashkë me 12 rastet e fundit, shkon në 12,785 vdekje. Prej tyre, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.

Numri i pacientëve që ndodhen në intubim është 141 (67.4% burra). Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 88.7% kanë sëmundje  shoqëruese. Që nga fillimi i pandemisë, 2,728 pacientë janë nxjerrë nga njësitë e kujdesit intensiv./ Opinion.al

Pas