Politikë

“Mirënjohës për ndihmën ndër vite”, Basha takohet me ambasadorin japonez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 09/07/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Japonisë në Shqipërisë, Takada Mitsuyuki.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit  për ndihmën që ka dhënë Japonia ndër vite në sektorë të ndryshëm në vendin tonë.

Ndër të tjera, kreu i demokratëve thekson se partia që drejton do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik në investimet japoneze dhe turizmin.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës. Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”, shkruan Basha në Twitter/ Opinion.al

Pas