Aktualitet

Plani i policisë për sezonin turistik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 09/07/21 |
Opi Nion

Aksioni për lirimin e hapësirës publike sipas Policisë së Shtetit është pjesë e planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Deri më tani, sipas Zv/drejtorit të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, janë bllokuar 8400 shezlongë dhe çadra që ishin të vendosura në mënyrë të kundraligjshme.

“Deri tani janë proceduar penalisht 45 administratorë, janë hequr rreth 5955 shezlonë, 2445 çadra të vendosura në mënyrë të kundërligjshme”, është shprehur Dervishaj.

Dervishaj tha se shërbimet e policisë do jenë prezente në disa drejtime gjatë sezonit turistik.

“Janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë së Shtetit të cilët kanë në mbështetje edhe 185 mjete të tjera”.

Për të shmangur trafikun e rënduar, deri më 15 Shtator do kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda të transportit rrugor dhe të mallrave, gjatë ditëve të pushimeve dhe festave zyrtare.

“Nga drejtoritë vendore të policisë ka filluar zbatimi i detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve duke filluar nga data 15 Qershor 2021 deri në 15 Shtator 2021”, ka shtuar ai më tej.

Në funksion të mbarëvajtje së sezonit turistik, policia e Kosovës do kryejë patrullime në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Shëngjin-Shkodër, ndërsa në Malin e Zi nga Policia e Shtetit janë dërguar efektivë në Ulqin dhe Budva. Blutë u bëjnë thirrje bizneseve të respektojnë mbylljen e lokaleve në orën 24 dhe ndalimin e muzikës në orën 22:00./ Klan News

Pas