12 humbje jete dhe 1,997 raste të reja me koronavirus është bilanci ditor në Greqi. Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë në Greqi shkon në 435,018 .
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 148 raportohet të jenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,889 të tjerë kanë qenë raste kontakti.
Sa i përket rasteve fatale, numri total i viktimave në vend, bashkë me 12 rastet e fundit, shkon në 12,785 vdekje. Prej tyre, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.
Numri i pacientëve që ndodhen në intubim është 141 (67.4% burra). Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 88.7% kanë sëmundje shoqëruese. Që nga fillimi i pandemisë, 2,728 pacientë janë nxjerrë nga njësitë e kujdesit intensiv./ Opinion.al