Aktualitet

Grabitje me armë në Shkodër, autorët të paidentifikuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 03/10/22 |
Opi Nion

Një grabitje me armë ka ndodhur në një banesë në Kosmaç të Shkodrës.

“News 24” raporton se ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë.

Mësohet se autorët kanë grabitur në banesë 1000 paund dhe sende me vlerë. Gjatë rrugës për t’u larguar autorët janë përplasur me shtyllën.

Në vendngjarje, uniformat blu kanë gjetur skafandrat e gjakosura të grabitësve.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre./Opinion.al

Pas