Aktualitet

Përfundon dëshminë në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH: U pyeta për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 03/10/22 |
Opi Nion

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar , Sonila Qato ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK. Ajo qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 2 orë.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Qato tha se ishte pyetur për procedurën e kallëzimit për rrugën Kardhiq-Delvinë, dhe se u mor në pyetje si një person që ka dijeni për çështjen.

Ndër të tjera, ish-drejtoresha e ARRSH tha se dorëheqja e saj nga ARRSH lidhet me këtë arsye që SPAK e drejtësia të hetojnë dhe të japin drejtësi.

“Çështja nisi 3 vite më parë, me dorëheqjen time nga detyra e ARRSH. U pyeta për procedurën e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. U pyeta në dijeni të personit që ka të dhëna për çështjen. Me sa u njoftova ishte kallëz për shkelje të barazisë së çështjes. Përderisa prokuroria është duke kryer veprimet procedurale mendoj se shkaku im i dorëheqjes ishte që të vijonte me procedurat dhe për të vënë drejtësinë në pah.”, – tha Qato./Opinion.al

Pas