Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ragip Hajdinin, i arrestuar pas grabitjes së Rinasit, i cili njihet edhe si “Daja nga Kosova”. Hajdini është i dyshuari i 6 për grabitjen e Rinasit, ndërsa mohon të gjitha akuzat e ngritura.
Ai dyshohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, grabitje, armë mbajtje si dhe vrasje të policëve e ngelur në tentativë.
Në Prokurorinë për Krime të Rënda është dorëzuar akti i ekspertimi për vrasjen e Admir Murataj. Ky i fundit, thuhet se u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Në këtë konkluzion dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore.
Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari./ Opinion.al