Aktualitet

Grabitet kasaforta e Drejtorisë së Transportit Rrugor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 24/06/20 |
Al Do

Kasaforta e Drejtësisë së Transportit Rrugor në Kashar është vjedhur mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer grabitjen.

Mësohet se ka qenë sanitarja ajo që ka njoftuar për grabitjen.

Ende nuk ka informacion se çfarë kanë marrë grabitësit në kasafortë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve. /Opinion.al

Pas