Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Google gjobitet me 3.4 miliard euro për shkeljen më të madhe penale nga KE!

2018/07/22 at 3:55 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Google gjobitet me 3.4 miliard euro për shkeljen më të madhe penale nga KE!

Por gjigandët amerikanë nuk kanë frikë nga rregullatorët.


“Llogaritë e kompanive të mëdhaja të teknologjisë,” dhe “Rasti për të shkatërruar Amazone, Apple, Facebook dhe Google” ishin vetëm dy nga titujt kryesorë të mediave disa muaj më parë. Bazuar vetëm në mbulimin mediatik, duket se kompanitë e mëdha janë në telashe serioze. Në datën 18 korrik në lajme u tha se Google u gjobit me shumën marramendëse prej 4.3 miliard eurosh nga Komisioni Europian, por po të mendosh arsyen pse Google e ka marrë këtë gjobë, shuma nuk duket aq brutale. Megjithatë, pavarësisht gjobës, asgjë nuk i frenon gjigandët online.

Por gjendja ka ndryshuar. Një vëzhgim për Axios në Amerikë tregon se nga tetori në mars vlerësimet e Facebook, Amazon dhe Google kanë rënë respektivisht me 28%, 13% dhe 12%. Republikani Ted Cruz, një senator, po përdor retorikën anti-teknologji. Muajin e kaluar, Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) njoftoi se do të mbajë seanca dëgjimore për; “Konkurrencën dhe mbrojtjen e konsumatorit në shekullin 21”, duke filluar nga shtatori.

Ndryshimi i mendimit ka filluar tashmë dhe është përhapur gjerësisht në Europë. Arsyeja është sepse asnjë nga kompanitë nuk e ka bazën në Europë dhe ndjeshmëria është e madhe kur vjen puna te privatësia dhe mbrojtja e të dhënave.

Google e ka kundërshtuar komisionin dhe e humbi luftën. Firma u akuzua se kishte diskriminuar rivalët duke ulur rezultatet e kërkimit dhe duke e vënë veten në krye; vitin e kaluar komisioni vuri një gjobë prej 2.4 miliardë eurosh dhe i tha Google të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha rezultatet e krahasimit.

Çështja që çoi në gjobën e kësaj jave mbart peshë edhe më të madhe, pjesërisht për shkak të jehonës së betejës tjetër të njohur. Komisioni thotë se Google po bën shumë më tepër se çfarë bëri Microsoft në fund të viteve 1990: lidhja e copëzave të softuerëve për të çimentuar dominimin e saj. Ky rast përfshin Android, sistemin operativ celular të Google, dhe të gjitha llojet e softuerëve dhe shërbimeve që lidhen me të, duke përfshirë Google Play, dyqanin e saj të aplikacioneve, kërkimin në internet dhe një paketë aplikacionesh të tjera.

Në thelb Google i jep prodhuesve të smartphoneve dhe operatorëve të telekomunikacionit vetëm një opsion të tipit “të gjitha ose asgjë”: nëse ata duan të instalojnë ndonjë nga këto programe në pajisjet e tyre, duhet t’i instalojnë të gjitha dhe t’i vendosin ikonat në pozita të shquara. Meqenëse firmat kanë nevojë të paktën në dyqan të aplikacioneve për t’i bërë produktet e tyre komercialisht të qëndrueshme, ata nuk kanë zgjedhje tjetër veçse t’i përmbahen. As Google nuk u lejon atyre të instalojnë versione konkurruese të Android në ndonjë prej modeleve të tyre.

“Këto praktika i mohojnë rivalëve e shancin për të krijuar dhe konkuruar me meritë, dhe i mohon konsumatorëve përfitimet e konkurrencës efektive”, tha Margrethe Vestager, komisionerja për konkurrencën.

Argumentet përmbyllëse

Google ka kundërpërgjigjie të zgjuara. Në çështjen e blerjes argumentoi se dëshiron t’u japë konsumatorëve qasje të shpejtë në informacionin përkatës, në vend që t’i detyrojë ata të klikojnë tek një motor tjetër kërkimi. Në të vërtetë, komisioni u kritikua gjerësisht këtu sepse nuk tregoi se konsumatorëve iu mohua një shërbim superior, si pasojë e veprimeve të Google.

Në rastin e Android, Google këmbëngul se kufizimet janë të nevojshme për të ngritur platforma të suksesshme me burime të hapura. Nevojat e të gjithë atyre që i përdorin ato – jo vetëm konsumatorët, por zhvilluesit, krijuesit e pajisjeve dhe vetë Google – duhet të “balancohen me përpikëri”, sipas fjalëve të Sundar Pichai, shefit të Google, në një postim të botuar pas vendimit të komisionit. Vendimi, tha ai, rrezikon të copëtojë këtë ekosistem të shëndoshë me burime të hapura duke shkaktuar që Android të fragmentohet në versione të papërshtatshme dhe duke e bërë investimin në softuer të Google jofitimprurës.

Por komisioni ka argumente akoma më solide. Duke qenë kompania ofron motorrin e kërkimit në internet dhe shërbime të tjera (ka aksione të konsiderueshme në treg), Google do të ketë gjithmonë një nxitje për të diskriminuar ofertat rivale, vëren Damien Geradin nga Universiteti Tilburg.

Një ekosistem me burime të hapura është i ndërlikuar për të menaxhuar, por kjo nuk i jep të drejtë Google-it të shkatërrojë ekosistemet alternative. Rregullat që i tregojnë krijuesit e pajisjes saktësisht se ku të vendosin ikonat e aplikacioneve janë ekstreme. Qëllimi i tyre për të mbrojtur Google-in nga konkurrenca, duket qartë. Sidoqoftë, mjetet juridike të Komisionit vazhdojnë të mbeten shumë më të ulëta se ato në Google./Opinion.al

Etiketa: 4.3 miliard euroandroidgjobitetgooglekomisioni europiankompanite e teknologjisekonkurrecaplatforma socialeprivatesia


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ish kryeministri Berisha vlerësohet nga aplikacioni i famshëm me një çmim, ja për çfarë bëhet fjalë

Ish kryeministri Berisha vlerësohet nga aplikacioni i famshëm me një çmim, ja për çfarë bëhet fjalë

Gazetari vë në siklet Elvana Gjatën kur e pyet për unazën me diamant

Gazetari vë në siklet Elvana Gjatën kur e pyet për unazën me diamant

Princi George feston sot ditëlindjen, festë në Karaibe

Princi George feston sot ditëlindjen, festë në Karaibe
















TE FUNDIT

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP World lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
14 Maj, 2025

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
14 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë, që detyronte SPAK të hetonte Olta Xhaçkën dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com