-Teknologji

Google gati për të prezantuar Pixel 4, smartphone pa prekje por me sensorë


               Publikuar në : 10:11 - 17/09/19 |
xhu lia

Në një event në New York gjatë muajit tetor të këtij viti Google do të prezantojë gamën e re të produkteve, mes tyre edhe smartphone-in e ri ‘Pixel 4’. Ky smartphone do të mund të përdoret pa prekjen e plotë që kanë smartphone e tjerë, por me sensorë të caktuar.

Ajo çfarë do të jetë risi e këtij aparati do të jetë integrimi i teknologjisë së quajtur Soli, një radar mbi të cilin ekipi i Pixel ka punuar për 5 vjet.

Disa detaje të tjera rreth këtij smartphone të bëra të ditura në fund të korrikut janë që pajisja mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës, por të dhënat personale të mbledhura për këtë funksion nuk do t’u transmetohen shërbimeve të tjera të Google./Opinion.al/

Pas